Kuvendi ka zgjedhur në seancën e parë plenare për vitin 2020 kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani.

Ky i fundit ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar Kuvendit. Edhe kësaj radhe Kuvendi nuk ka surprizuar, duke zgjedhur të parin në listën e KED, ashtu siç bëri me kryeprokurorin, duke zgjedhur të parin në listën e KLD, Olsian Çelën.

Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim, për shkak se ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb