Pas dëshmisë tronditëse që bëri sot e moshuara 90-vjeçare, e cila rezultonte të ishte përfituese e një pasurie me vlerë 30 milionë euro nga skema e incenatorëve, e cila pohoi se nuk ishte në dijeni, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Ky i fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se qeveria e inceneratorëve ka rënë përfundimisht. Sipas tij, e moshuara pohon krimin e tmerrshem me ze dhe figure.

REAGIMI
Bie perfundimisht Qeveria e inceneratoreve!
Situate e tmerrshme.
Nje te moshuare 90 vjece ne azil i kalojne me mashtrim nga mafiozet e inceneratoreve miliona euro te inceneratoreve.
Mafia ka rrembyer koke e kembe qeverine e Edi Rames.
E moshuara pohon krimin e tmerrshem me ze dhe figure.
Krimi mafioz shteteror i permasave me medha te shekullit.
Ne 7 korrik askush nuk ka ç’pret më.
Hajdutet e Qeverise jane lakuriq perpara syve te te gjitheve.
Asnje hap pas ne 7 korrik perballe maskarenjve!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: