Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë për në mesjavën e ardhshme zhvillimin e ndeshjeve për Kategorinë e Parë. Burime nga ‘Panorama Sport’ pranë FSHF-së konfirmojnë se vendimi është marrë vetëm për Grupin B.

Ndeshjet e Kategorisë së Parë janë planifikuar të zhvillohen ketë të shtunë (2 prill), ndërkohë që gjysma e tyre do të luhen të mërkurën. Shtyrja e ndeshjeve është bërë pas një kërkese të bërë nga klubi i Luftëtarit. Ky i fundit ka argumentuar se 10 lojtarë janë prekur nga viroza gripale dhe e ka të pamundur zhvillimin e ndeshjes së ardhme pas dy ditësh ndaj Turbinës në transfertë.

Vendimi i FSHF pritet të zyrtarizohet së shpjeti, ndërkohë që rasti duket i paprecedentë, pasi ekipet nuk kanë vetëm 10 lojtarë në formacionet e tyre. Nga ky vendim preken edhe 9 ekipe të tjera të Kategorisë së Parë, të cilat pritet të zhvillojnë takimet e tyre me vonesë. Aktualisht, Luftëtari kryeson renditjen në Grupin B me 46 pikë, i ndjekur nga Apolonia dhe Pogradeci me nga 44 pikë./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: