Stefan Ilsanker rrezikon të përfundojë prapa hekurave të burgur. Akuza e ngritur ndaj tij është vërtet e rëndë dhe nëse do të vërtetohet atëherë do të ishte një goditje e rëndë për përfaqësuesen austriake të futbollit dhe skuadrën e RasenBallsport Lajpcigut.

Një grua ka denoncuar në polici mesfushorin austriak duke pretenduar se është përdhunuar prej tij më 4 janar të këtij viti. 30-vjeçari nuk është prononcuar për momentin, ndërsa mediat gjermane aludojnë se ai rrezikon burgun nëse çdo gjë do të konfirmohej.

Gjithashtu ai rrezikon vendin në përfaqësusen e Austrisë por dhe masa të ashpra nga klubi i tij, Lajpcigu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb