“Premier League” konsiderohet si kampionati më i besueshëm në botë, por raportimet e fundit nuk e nxjerrin si të tillë. Kampionati anglez merr masat që 6 skuadrat më të mira të saj të mos ndeshen me njëra-tjetrën në javën e parë dhe të fundit të sezonit.

Mësohet sy skenar ndodh prej disa vitesh në “Premier League” dhe për më shumë personat përgjegjës kujdesen që në javën e 26-t të ketë një përballje ‘big’ mes 6 skuadrave.

Kalendari strategjik është raportuar nga Times.

Zbulimi ka ardhur vite të tëra pasi trajnerët kanë pretenduar se kalendari është i trukuar. Nuk është e qartë sesi bëhen veprimet por thuhet se kanë disa vite që zhvillohen.

Gjithashtu, gjashtë skuadrat më të mira mbahen të ndara në shortin e gjysmëfinales së FA Cup, një tjetër parametër për t’u konsideruar nga organizatorët.

Kritikët kanë thënë se një planifikim i veçantë bëhet në favor të gjashtë skuadrave më të mira. Janë pikërisht ato që duan paratë e të drejtave televizive të mos ndahen në mënyrë të barabartë.

Informacioni është zbuluar nga disa dokumente tenderi të mundësuara nga transmetues të Premier League me një sektor të veçuar që përmend gjashtë ekipet elitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb