Ish-deputeti Spartak Braho ka qenë i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në New24 për të folur për ngjarjet e aktualitetit dhe aferën e inceneratorëve.

Ai tha se afera e inceneratorëve është skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Sipas tij, është pan-evropian mafioz, është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto.

Ai tha se Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90 që vdiq në azil në Tunizi dhe se ka hijen e Benito Musolinit.

“Situata nuk është e mirë në Shqipëri aktualisht. Në qoftë se do jap një konsideratë me pranimin e Shqipërisë duhet të them se nuk duhet pranuar, por faktikisht me skandalet e njëpasnjëshme që ka zbuluar media, veëçanërisht me korrupsionin, shëprdorimet e mëdha ku janë përfshirë qeveritarë, ministra, drejtorë, them se këto e pengojnë afrimin e Shqipërisë në BE.

Unë nuk e di çfarë do të ndodhë, unë jam socialist, 47 është numri i teserës sime që i takon qershorit të 1991, më vjen keq për këtë punë, por parashikimet janë të zymta”, tha Braho.

Riedukimi i gazetarit

Ky është budallallëk, çfarë kompetence ka ai të çojë gazetarët në riedukim. Është bërëdhe gjykatës. Nuk ka asnjë kompetencë ai të çojë gazetarët për riedukim. Etikën e kanë thyer ata, jo gazetari. Gazetari ka lirinë të pyesë, është një masë absurde. Nqs pronari me tërë mend do marrë masa ndaj gazetarit, është dhe ai i lidhur me Ramën.

Arrestimet e ish-ministrave, ish-deputetëve, faktet e reja për inceneratorët…

Kërkojnë një analizë të thellë. E para, dëgjoje dje zonjën Vasili me një grup paneli, nuk janë panelet që ndikojnë në zbulimin e këtyre, pengojnë. Aq më tepër ka dhe kakofoni, interpretime të gabuara të ligjit, edhe media duhet të jetë më e… përveç faktit që evidenton, nuk duhen komentet. Dëgjoja Kryemadhin, lëreni SPAK-un, do bëjë punën e tij, do hetojë, asnjë presion mbi SPAK-un. Ke material denoncues, ke për detyrë ta çosh, po nuk e çove do përgjigjesh ti për fshehje. Ky është skandal, ky i inceneratorëve, veçanërisht rimbursimi me 96 mln euro, me dy pleq. Kanë marrë pjesë dhe një pjesë e oligarkëve në faturime të falsifikuara.

Ka ndodhur kjo ngjarje dhe në 2013 në Drejtorinë e përgjithshme të Tatim-Taksave. Atje ka ndodhur një skandal i madh i rimbursimit, është rimbursuar dhe djali i Sali Berishës. Ishte drejtoreshë Briseida Shehaj. U dënua vetëm një firmë kineze që kishte bërë ca rimbursime të paligjshme. I njëjti model është, e njëjta skemë e 2013. Rama ka dijeni për atë skemë, sepse është i njëjti mekanizëm. Atëherë e bënë tërë oligarkët e Berishës, këtë radhë janë përfshirë dhjetëra kompani të tjera. Hetimi do i nxjerrë, është skandal.

Dikush tha nga këta të PD, Rama duhet të japë dorëheqjen. Skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Është pan-evropian mafioz. Është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90, qe procesi i Del Pieros ‘Mani pulite’ që shkallmoi politikën italiane të përfshirë në afera korruptive dhe që e dënuan Crax-in. Ai vdiq në azil në Tunizi në atë kohë. Ky është modeli i Edi Ramës. Fryma e tij, të duket si një hije e Musolinit dhe Musolini socialist ka qenë në fillimet e tij. Rama ka qenë fashist dhe u bë socialist. Rama i ka shumë të egra fillimet. Në të dyja rastet krahasimi dhe analogjia qëndron. A do ketë fundin e Musolinit apo të Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ do ketë. Nuk do japë dorëheqjen sepse tani është bërë i gjithpushtetshëm.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb