Babëzia në fondin shqiptar të zhvillimit nuk ndalet. Në kohë krize kur çmimet e materialeve të ndërtimit kanë kapur majat fondi shqiptar i zhvillim i drejtuar nga Dritan Agolli ka hapur tenderuar për një seri punësh publike, që nga përshkrimi duket se janë në funksion të fushatës së ardhshme për zgjedhjet lokale. Skandali merr përmasa të mëdha pasi në 10 tendera shtatë prej tyre nuk i kanë fituar kompanitë me oferta me të mira.

Vlera totale e këtyre 7 tenderave është mbi 22 milionë euro. Tenderin Rehabilitimi i Përroit Lushnje dhe rikualifikimi urban i zonave rreth tij, me fond limit 2,7 milionë euro e ka fituar  “ALB TIEFBAU”, e renditur e treta. Procedurën për ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale, me vlerë 2,2 milionë euro e ka fituar ALB-BUILDING shpk, e renditur e dyta me një ofertë rreth 150 mijë euro më shumë se oferta më e mirë.

Në tenderin  Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 4, me fond limit gati 3 milionë euro fituese është shpallur kompania Modeste shpk, e klasifikuar e treta me 120 mijë euro më shumë se oferta më e mirë.

Në garën për Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 3), fondi limit ishte, 3,7 milionë euro dhe fituese është shpallur G.P.G COMPANY, e klasifikuar si e treta, me 230 mijë euro më shumë se oferta me e mirë. Për kontratën për Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 3, me fond limit rreth 3 milionë euro fituese ka dalë kompania Senka”sh.p.k e renditur e shtata me 300 mijë euro më shumë se oferta e klasifikuar e para.

Në tenderin për Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 1 dhe 2), me fond limit 4 milionë euro, fituese është kompania BAMI shpk, e renditur e pesta, me 350 mijë euro më shumë se oferta më e mirë. Seria abuzive e tenderave mbyllet me garën për “Ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjeve rrugore, me fond limit 3,5 milionë euro i fituar nga kompania ALB-BUILDING” shpk e cila kishte një ofertë 100 mijë euro më të lartë se kompania e renditur e para.

I gjithë ky abuzim po ndodh kur qytetarët po shtrëngojnë rripin për çmimet e rritura të ushqimeve bazë dhe kur pensionistët dhe familjet ne nevojë nuk po e marrin më mbështetje financiare për përballimin e krizës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb