Skandale të shumta seksuale janë përfolur edhe në Shqipëri, por vetëm janë përfolur pasi asnjëherë më parë, të paktën me pamje filmike, nuk kishim parë një funksionar publik shqiptar, të dilte me video dhe me zë, të ushtronte këtë ndikim të tijin si pushtetar, për të kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e një zyre shteti.
Kjo deri në mëngjesin e së premtes së datës 16 qershor 2023, kur një video me përmbajtje të fortë seksuale, ku shfaqej kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, duke kryer marrëdhënie orale me një grua deri në atë moment të paidentifikuar, në zyrën e tij të punës në bashki, filloi të shpërndahej me shpejtësi nëpër telefona.

Një video që shpejt opinioni publik, nisi ta quajë një “Sexgate shqiptar”, jo vetëm për natyrën e videos por edhe për vendin ku zhvillohej akti i turpshëm seksual, këtë herë në zyrën e shtetit.
Video mori në një kohë rekord qindra mijëra shpërndarje nëpërmjet aplikacionit ëhatsapp, por edhe në rrjetet sociale.

Shumë njerëz jo vetëm postuan por edhe komentuan sjelljen aspak të përshtatshme që një funksionar publik, kishte treguar jo vetëm në raport me detyrën, por edhe me institucionin, të cilin, sipas komentuesve, kryetari i Bashkisë Kukës, Safet
Videoja solli edhe reagimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, i cili ndërsa pranoi se video nuk ishte një montazh, siç gjithmonë ndodh kur politikanët përpiqen të kalojnë lumin, tha ndër të tjera se e gjitha ishte një mendjelehtësi e tij; një kurth i ngritur nga kundërshtarët politikë.
Ndërsa në lidhje me gruan në video, ai shkruante se kishte prej kohësh një lidhje intime me të.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video.
Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ia arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.
Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam më se i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.
Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti.
Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen!”, shkroi Gjici në “Facebook”.
Ekzistenca e videos kishte ditë që përflitej në një rreth të ngushtë njerëzish.
Rezulton të jetë regjistruar në zyrën e kryetarit të Bashkisë Safet Gjici, në orën 16:00 të datës 6 qershor 2023.
Vetëm tri javë pasi 51-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, kishte fituar në zgjedhjet lokale të 14 majit, një mandat të dytë, për të drejtuar Bashkinë në verilindje të vendit, një nga bashkitë më të varfra në vend, me numrin më të lartë të hemorragjisë së të rinjve që braktisin vendin, për shkak edhe të keqqeverisjes.
Por për t’iu kthyer videoskandalit, për të cilin SPAK ka nisur një hetim penal, krahas gjykimit moral dhe politik, pikëpyetjet janë të shumta.
Kush e vendosi aparaturën e regjistrimit filmik në zyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici?
A është ky filmim një shantazh për qëllime ende të panjohura, nëse do ti besojmë deklaratës së fundit të z. Gjici, se ishte një kurth?
Ai ishte një kurth siç thotë ai nga kundërshtarët politikë që shfrytëzuan dobësinë e tij?
Cili është roli i vërtetë i A.K, gruas nga Berati, por me banim në Durrës, që rezulton se është edhe sipërmarrëse?
A është ajo që vendosi kamerën e fshehtë në zyrën e z. Gjici?
Dhe nëse po pse duhet të demaskonte vetveten, në një akt të tillë?
Me çfarë çmimi mund ta bëjë një grua, një vetëdemaskim të tillë?
Dyshimet janë se kamera ishte montuar në çantën e vajzës e cila rezulton të jetë edhe personi që bëri regjistrimin.

Sipas videos së plotë të bërë tashmë publike, A.K., fillimisht shfaqet në zyrën e kryebashkiakut dhe pasi kryen seks oral me të, nisin të bisedojnë për një projekt për sterilizimin e qenve.
Në videon 13 minuta të bërë publike nga gazetari Artan Hoxha, gruaja i kërkon krybashkiakut favore, t’i gjejë një vend pune, ose t’i firmosë projektin për qentë.

Gjatë kësaj bisede, kryetari i bashkisë Safet Gjici thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, Granit Gjana dhe i kërkon këtij të fundit të shikojë projektin, me qëllim që më pas ta kalojnë në Këshill Bashkiak.
Të dhëna këto që dëshmojnë se historia nuk ishte thjeshtë një çështje rozë.
Sipas videos, pasi merr atë çfarë kërkon, A.K. largohet nga zyra e Gjicit dhe shkon në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë, Granit Gjana, të cilit i rrëfen ndër të tjera se një projekt për qentë kishin pasur më Bashkinë Librazhd, që kishte rezultuar i suksesshëm.
Janë vetëm këto 13 minuta që i mjaftojnë gruas që bashkë me z. Gjici të përdhosin simbolet e shtetit, dhe të marrin një dorë të mirë parash në dëm të interesave të qytetarëve. Por ajo çfarë bie në sy, janë disa momente që rrëzojnë pretendimet e z. Gjici. Në tekstin e dorëheqjes ai deklaroi se me A.K. kishte lidhje intime.
Ndërkohë në video, e pyet ku banon dhe ajo i përgjigjet në Kashar, duke e gënjyer pasi ajo prej vitesh është banore në Durrës.
Të jetë e vërtetë që kryebashkiaku nuk di se ku banon gruaja me të cilën thotë se ka lidhje? Së dyti, ajo prezantohet me emër të rremë.

Kur nënkryetari i Bashkisë e pyet për emrin, ajo thotë se është Alma Tafa, në një kohë që identiteti i saj është ndryshe. Por përtej detajeve të videos, shumë pika mbeten ende të errëta.
A veproi gruaja e vetme? Po videon kush e nxori në publik, duke publikuar me fytyrë edhe gruan?
SPAK po heton në lidhje me rastin dhe krahas pyetjes së protagonistëve, të videos dhe zyrtarëve të tjerë të Bashkisë, ka sekuestruar serverin e kamerave në Bashki, kamerat e disa bizneseve private si dhe një numër të madh dosjesh.

Por të kthehemi sërish te Safet Gjici? Si mundi ai të ngjitet në politikë? Çfarë interesash përfaqësonte?
Safet Gjici e nisi rrugëtimin e tij politikë në 2013. Nga marsi i vitit 2014 deri në maj të 2015-ës ai ka mbajtur funksionin e Prefektit të Qarkut Kukës.
Në vitin 2017 ai kandidoi për deputet, por nuk siguroi një vend në parlament.
Në vitin 2019 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kukësit dhe fitoi mandatin e dytë në vendoret e 14 majit 2023.
Safet Gjici erdhi nga bota e biznesit në politikë.
Në vitin 2001 ai themeloi kompanisë ‘Euro Gjici’ Security sh.p.k dhe në 2006 kompaninë e ndërtimit ‘Kevin Security’ sh.p.k.

Të dyja këto kompani i kalon në emër të vëllait, Lavdërim Gjici në 2014 kur i hyn rrugës së politikës.
Sipas një investigimi të mëparshëm të emisionit “Në shënjestër” kompanitë e vëllait të Gjicit kishin përfituar miliona euro tendera nga rindërtimi.
Përgjatë 4 viteve të fundit, në total të dyja kompanitë me kontratat me institucionet vendore e qendrore, kanë përfituar mbi 100 milionë euro tendera, një tjetër aspekt që do duhet të hetohet nga SPAK. Po ashtu zotëron aksione në masën 87.5 për qind në Klubin e Futbollit të Kukësit.

Gjici deklaron pasuri të patundshme në Kukës, Tiranë e Durrës, si dhe llogari bankare.
Edhe pse Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, është tashmë i shkarkuar nga detyra, me firmë të kryeministrit Rama, mungesa e një reagimi të qartë nga Partia Socialiste, që e ka kaluar këtë skandal më shumë në heshtje, nuk e heq dot nga përgjegjësia politike këtë parti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb