Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.

Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.
Ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK pasi iu zbut masa e sigurisë dhe u la në detyrim paraqitje, ku ka qëndruar për 3 orë e 45 minuta.

Ashtu si edhe herë të tjera, edhe në paraqitjen e kësaj të hëne Karçanaj ka refuzuar të flas për mediat pasi doli nga SPAK, e shoqëruar nga avokatja e saj.

Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje.

mirlinda karcanaj spak 25 maj (8)

Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.

Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: