Deputetja Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend, ka ngritur shqetësimin lidhur me procesin e integrimit të vendit.

Tabaku theksoi se ndërsa Mali i Zi po harton marrëveshje për mbylljen e negociatave, në Shqipëri procesi është i bllokuar prej 12 vitesh.

“Raporti i kërkon parlamentit shqiptar të përfshijë opozitën, të ketë një proces ligjor e transparent jo nga ato që bëni 10 orë ku miratohen ligje pa debat. I kërkojë të zbatojë vendimet e gjykatës kushtetuese, i kërkon të mos cënojë reputacionin e SPAK me presion politik. I kërkon që çështje të imunitetit për hetime të korrupsionit të trajtohen pa pasur mbrojtje politike. Ajo që ndodhi 2 muaj më parë nuk është në mbështetje të integrimit. Mali i Zi është duke nisur të hartojë marrëveshje për mbylljen e negociatave por shqetësimi jonë është Shqipëria. Shqetësimi jonë është procesi i integrimit të Shqipërisë që ka 12 vite që qëndron i bllokuar”, tha mes të tjerash ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: