FIER- Një ngjarje e përmasave të mëdha është zbuluar nga policia e Fierit, e cila ka arritur të zbardhë një vrasje, ku është përfshirë edhe një mjek.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se 75-vjeçari Namik Velaj ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vrau gruan e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në janar të vitit të kaluar në Patos. Ndonëse ishte deklaruar se shtetasja Vreke Velaj kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale, duket se provat fajësojnë bashkëshortin e saj.

Në këtë ngjarje është implikuar edhe mjeku e qendres shendetesore te Patosit, Ilir Tanku. Ndaj tij është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.

NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhet vrasja e një shtetaseje nga bashkëshorti i saj në Janar të vitit 2017. Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes. Procedohet penalisht edhe mjeku i Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V.V, vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.

Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të meret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit:
-Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal. Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: