TIRANE – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook”, lidhur me videoskandalin në QSUT, ku tre të rinj ngacmojnë seksualisht një vajzë të mitur, e cila kishte humbur ndjenjat. Deputetja Vokshi u bën apel ministrit të Shëndetësisë dhe atij të Punëve të Brendshme që të tregojnë përgjegjësi dhe transparencë lidhur me skandalin në spital.

“Z. ministër i Shëndetësisë dhe Ministër i Brendshëm. Apeli im sot ju drejtohet si drejtues të dy ministrive që mbani përgjegjësi direkte për videon e skandalit në QSUT, ku në qendër është dhunimi i një adoleshenteje në gjendje të cënuar shëndetësore. Z. Ministër i Shëndetësisë, si kurrë më parë kredibiliteti dhe etika në zemrën e shërbimit publik spitalor është vënë në pikëpyetje dhe gjendet në buzë të greminës. Si nënë, jam thellësisht e tronditur për sigurinë dhe rendin i cili nuk ka pikë garancie në një mjedis shtetëror, e jo me në rrugë apo në ambiente të tjera. Filloni të tregoni përgjegjësi dhe transparencë, pasi ky skandal rëndon shumë pozitën tuaj.”- shkruan Vokshi në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: