Edhe pse tashmë janë bërë 4 vite nga transferimi i Neymar në PSG, detaje të reja kanë dalë nga klauzola e kontratës që lidhen pikërisht me sjelljen në publik të sulmuesit të talentuar brazilian.

Klubi i PSG-së ka marrë përsipër t’i paguajë brazilianit një pagë mujore bruto prej 541.680 eurosh në muaj, ose rreth 375 mijë euro neto, në këmbim të sjelljes së mirë ndaj tifozëve dhe përshëndetjes me ta në përfundim të çdo ndeshjeje.

Nay

Gjithashtu në këtë mënyrë drejtuesit e Paris Saint Germain është siguruar që sulmuesi brazilian të përmbahet nga shprehja e çdo pikëpamjeje politike a fetare, që mund të dëmtojë interesat e klubit në tërësi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: