Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Shkollës së Muzikës në Fier, pas skandalit seksual, që është denoncuar prej ditësh nga emisioni investigativ “Stop”, ku dy mësuesit Agron Bego dhe Vasil Niko iu kërkonin favore seksuale nxënëseve.

“BalkanWeb” mëson se është shkarkuar nga detyra drejtoresha Blerina Gjika, e cila është zëvendësuar me Zamira Gjikën. Kjo e fundit është prezantuar ditën e sotme nga drejtoresha e Drejtorisë Arsimore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb