Teksa anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja është njohur me akuzat e ngritura nga SPAK për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumenti, ende nuk bëhet e ditur nga institucioni ku ajo punon nëse do të merren masa disiplinore apo jo.

10 ditë pasi është marrë e pandehur, gazetarja Klodiana Lala përmes një shkrese i është drejtuar KPK-së, ku pyet nëse do të merret masa për pezullimin e Çiftjas apo jo, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk bën transparencë. Në kthim-përgjigjen drejtuar Lalës nuk bëhet e ditur nëse do të ketë një mbledhje për të shqyrtuar pezullimin.

BalkanWeb ka siguruar përgjigjen që ka ardhur për gazetaren Lala.

  • foto galeri

Kush është Etleda Çiftja?
Çiftja është diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.

Ka kryer trajnime të shumta ndërkombëtare në fushën e lidershipit/menaxhimit; hartimit dhe negocimit të kontratave; auditimit të përputhshmërisë me etikën dhe të antikorrupsionit. Ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001.

Karrierën e saj, Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të një kompanie celulare në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb