Analisti Besir Çollaku, i ftuar në emisionin Prime foli për hetimet që janë duke u zhvilluar për KAYO-n dhe TIMAC.

Çollaku theksoi se në rastin konkret kemi të bëjmë me trafik ndërkombëtar armësh.

Sipas tij, kjo ngjarje mund të bëjë që Shqipëria të vendoset nën sanksione ndërkombëtare.

Besir Çollaku: Është trafik ndërkombëtar armësh dhe mund të prodhojë edhe sanksione.

Kjo dosje nuk mund të hetohet siç duhet, nëse nuk merret në pyetje kryeministri Edi Rama. Rama dhe Roni Yeffet kanë pranuar se janë aty për punë të pista.  Por kjo çështje nuk është e palidhur me tjerat që qarkullojnë, që nga SHISH-i e deri tek AKSHI.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb