Në vigjilje të miqësores kundër Shqipërisë, Roberto Mancini pritet të aplikoj një sistem të ri loje që konsiderohet si e ardhmja e Italisë: 3-4-3 por që mund të lexohet edhe si 3-4-2-1, me dy sulmues krahu në mbështetje të sulmuesit kryesor.

Në mbrojtje, Mancini ka planifikuar t’i jap një fanellë titullari Scalvini-t përkrah kapitenit Bonucci, ndërsa Bastoni formon treshen e mbrojtjes.

Manciniii
Manciniii

Në mesfushë nga minuta e parë do të zbres Verratti, me yllin e PSG që do të formojë dyshe me Tonali-n, ndërsa Di Lorenzo dhe Dimarco në krahë.

Tredhëmbëshi ofensiv do të formohet nga Raspadori që do të jetë në majë ndërsa Zaniolo dhe Grifo do ta mbështesin. Kjo është projektuar si një miqësore ku Mancini do të provojë disa elementë të rinj, një prej tyre është edhe Pafundi që në “Air Albania” pritet të bëj debutimin e tij me fanellën “azzurre”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: