Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin prej 46 vite e katër muaj burg në total me gjykim të shkurtuar për 24 të pandehur, të akuzuar për veprat penale “moskallëzim krimi”, “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mospagim i taksave dhe tatimeve”.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe vendimin e plotë të gjykatës ku bien në sy dëshmitë e të pandehurve, të cilët kanë kërkuar t’i shmangen dënimeve me justifikimin se ishin mashtruar.

I pandehuri Aleksandër Gusho:
“Unë nuk kam pasur asnjëherë probleme me shtetin. Jam rritur jetim dhe nuk kam pasur asnjëherë të bëj diçka që bie në kundërshtim me shtetin apo shoqërin.Kam pasur jetë të vështirë dhe me dinjitet. Këtij personi i jam lutur për punë (Nedi). Unë isha operuar nga glaukoma dhe nuk dija ç’po ndodhte me sytë, u vizitova dhe jam operuar. Pas operacionit kam shkuar vetë në shtëpi me sy të mbyllur dhe nuk i kam rënë njeriu në qafë. Nuk e di kush është personi me emrin Nedi, pasi ai banonte me qira bashkë me të ëmën dhe tani është zhdukur. I thashë të lutem me ndihmo me një punë për të siguruar bukën dhe nuk isha në dijeni të kësaj që po ndodhte. Nuk kërkova as para, asgjë vetëm punë. Gjithmonë kam qënë i ndershëm dhe nuk kam bërë asgjë. Kërkoj një vendim të drejtë karshi meje por të jeni i bindur që unë në këto momente nuk kam asnjë kokër leku. Jam i vetëm pa asnjë ndihmë të shoqërisë. Për ne të shtëpisë së fëmijës ka një ligj ku shteti duhet të më gjente punë, por nuk kam pasur asnjë mundësi.

I pandehuri Asim Çaçi:
Unë s’kam patur probleme me shtetin. Më ofruan punë dhe mendova se mos ishte e regullt. Jam mashtruar. Jam viktime. Kërkoj drejtësi.

I pandehuri Bruno Osmani:
Kërkoj mëshirë.

I pandehuri Gentjan Dedja:
Myfarete Ballushi me njohu me Enver Sheshi, pasi isha familjar dhe hallexhi, me tha do takohemi me dikë për të filluar punë. U takuam në një kafe biseduam dhe me tha do fillosh punë filan vend dhe do paguesh 30000 lekë. Kam përfituar vetëm 30000 lekë dhe ato i kam marrë gjysma gjysma.

SKEMA E MASHTRIMIT
Një skemë e 20 subjekteve që bashkëpunonim me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim u zbulua nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 18 milionë euro.

Sipas materialit të prokurorisë, thuhet se nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objektit të hetimi kanë funksionuar si satelit ndërmjetës duke u përdorur nga shoqëri riimportuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totate rreth 34 milionë euro, e cilat më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e Tatim fitimit.

Sipas avokatit Enea Cenko, pjesa më e madhe e personave që tashmë janë dënuar me burg nuk kanë patur asnjë dijeni për skemën e mashtrimit, por kanë qenë punonjës të thjesht, me paga shumë të ulta.

DENIMET
Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg

Aleksandër Gusho – 1 vit burg

Asim Çaçi – 8 muaj burg

Bledar Metko – 8 muaj burg

Bruno Osmani – 1 vut burg

Diana Ramizi – 1 vit burg

Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg

Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg

Erisa Islam – 1 vit burg

Gentjan Dedja – 1 vit burg

Gerdi Laho – 8 muaj burg

Kristi Rrënja – 1 vit burg

Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

Kudret Memaga – 1 vit burg

Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg

Myfaret Ballushi – 1 vit burg

Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

Santiljano Çifligu – 1 vit burg

Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg

Enver Sheshi – 6 vite burg

Valter File – 4 vite burg

Nefail Jaho – 4 vite burg

Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg

Avokatët shprehen se do të apelohet vendimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb