Kreu i PD, Lulzim Basha ka pasur kohë edhe për batuta gjatë takimeve të tij të përditshme ku njihet me shqetësimet, problemet dhe mendimet e qytetarëve.

Ai ka takuar një fëmijë 8-vjeçar, Klajdin në një dyqan dhe e ka pyetur se as bëjnë 7×7.

Fëmija i bëri me dije se ishte në klasë të dytë dhe nuk ka arritur akoma tek shumëzimi. Basha me ironi i ka thënë fillimisht se bëjnë 42, por më pas tha se bëjnë 49.

BISEDA E BASHËS ME FËMIJËN 8-VJEÇAR

LULZIM BASHA: Përshëndetje mirëse ju gjej, si jeni, a jeni mirë. Kush është ky bukurosh? Si e ke emrin

FËMIJA: Unë jam Klajdi dhe jam 8 vjeç.

LULZIM BASHA: U bëfsh edhe 128 vjeç. Je në klasë të dytë apo të tretë.

FËMIJA: Në klasë të dytë.

LULZIM BASHA: Po mësimet me çfarë po i bën?

FËMIJA: Po i bëj në shkollë.

LULZIM BASHA: Cila është lënda e preferuar?

FËMIJA: Matematika.

LULZIM BASHA: Je i mirë në matematikë? Sa bëjnë 7×7?

FËMIJA: S’kemi arritur akoma tek shumëzimi.

LULZIM BASHA: 42! Jo jo jo, bëjnë 49. Hahahaha. U kënaqa që të takova. Mirupafshim. Ju uroj shëndet e gjithë të mirat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb