Në studion e emisionit “Open” në News24, u diskutua për turizmin në Shqipëri gjatë 8 muajve të parë të këtij viti.

Gazetari Mentor Kikia u shpreh skeptik në lidhje me turizmin në Shqipëri gjatë këtij viti. Ai tha se Shqipëria nuk ka turistë elitarë dhe se nuk mund të krahasohet me Kroacinë, Turqinë apo Greqinë.

“Ne nuk kemi njësi matëse për të kuptuar kush është trusti elitar. Ne nuk mund të kemi turistë elitar se nuk ka çfarë bën në Shëngjin. As drejt asaj që ka bërë Turqia nuk po shkojmë. Ne kemi bërë 1 hotel dhe 500 vila që ua kemi shitur të pasurve, ky nuk është turizëm, por shitje e dhunshme. Ne nuk do e konkurrojmë dot kurrë as Kroacinë, Greqinë apo Turqinë. Nëse do kërcejmë nga qejfi se erdhën 3 milionë turistë, nuk do të vijnë më vitin tjetër. Cila është detyra e Ministrisë së Turizmit? T’i presë te aeroporti i Rinasit? Apo a do të vijnë sërish vitin tjetër. Duhet të kuptojmë se çfarë duhet të përmirësojmë dhe çfarë ua prish syrin atyre”, u shpreh Kikia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: