Analisti Mentor Kikia, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, komentoi aktualitein politik në vendin tonë.

Kikia komentoi ndër të tjera edhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se veprimet e SPAK duhet që të mbështeten, duke shtuar se abuzimet financiate duhen parandaluar në kohë.

“SPAK-un ne e shohim si të vetmin institucion që na jep drejtësi. Në fakt, SPAK ndërhyn pasi dëmi është bërë. Duhet të ndërhyhet, kur po bëhet dëmi. Ne po duartrokasim sot kur ka arrestime. Por, arrestimet bëhen kur paratë kanë ikur.

Nëse drejtësia do të kishte funksionuar, sot nuk do flisnim për Himarën, çështjet do të ishin zgjidhur. Abuzimet financiare duhet të parandalohen në kohë. Në kushtet kur asgjë nuk ka funksionuar deri tani, veprimet e SPAK duhet të mbështeten”, deklaroi Kikia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: