Kjo është me të vërtetë një skenë e turpshme! Sherri familjar i dehur del jashtë kontrollit kur sesioni i zhurmshëm në një pijetore përfundon në përleshje në rrugë, ndërsa 61-vjeçari është shtrirë në mënyrë të neveritshme në dysheme

Pamjet e ÇTV në një nga lagjet e Britanisë së Madhe kanë fiksuar momentet shokuese kur 5 persona të së njëjtës familje përfundojnë duke u rrahur në grushte dhe shkelma, jashtë një bari ku ishin duke konsumuar disa birra së bashku.

Një debat shpërtheu mes tyre sapo dolën prej barit dhe më pas degjeneroi në dhunë.

Pamjet e marra jashtë barit “Long Pull” në Wrexham tregojnë John Rogers duke goditur me bërryl në fytyrë Gavin Randles, i cili ra në tokë pa ndjenja.

Gjatë përleshjes, një shpërndarës i kompanisë “Just Eat” me biçikletë u përpoq të futej mes familjarëve për t’i ndarë, por ai nuk ia doli.

Të pesë të pandehurit u arrestuan dhe iu desh të dilnin në gjyq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: