Një ngjarje tronditëse është shënuar në Meksikë. Autoritetet atje njoftojnë se kanë gjetur 18 qese plastike të mbushura me mbetje njeriu.

Ngjarja tronditëse raportohet se ka ndodhur në periferi të qytetit Guadalahara. Mbrëmjen e djeshme, gjatë një inspektimi, policia ka gjetur gjymtyrë të trupave njeri në afërsi të një autostrade.

Mbetjet e gjetura janë dërguar në laboratorë për ekzaminime të mëtejshme, për të mësuar shkakun e saktë që ka ndodhur këta.

Në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e sigurisë kanë gjetur 113 trupa nga një “varrezë e fshehtë” në qytetin El Salto, jo shumë larg Gualdaharas.

Gjithashtu në po të njëjtin vit janë gjetur në total 189 kufoma. Në këtë shtet meksikan është edhe selia e kartelit Nueva Generacion Jalisko, një prej bandave më të fuqishme dhe të dhunshme në Meksikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb