Kremlini ka marrë një vendim për një “zgjidhje” radikale të problemit të tërheqjes zvarrë të Bjellorusisë në luftën në Ukrainë: eliminimin e Presidentit Alexander Lukashenko.

Kështu shkruan qendra studimore amerikane Robert Lansing, e cila citon si burime udhëheqjen ushtarake ruse.

“Me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin pas kthimit të tij nga samiti i fundit i CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive), Inteligjenca ushtarake ruse mund të tentojë në ditët në vijim të ndjekë një skenar që përfshin një tentativë për vrasjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ose tentative për ekzekutimin e tij me qëllimin për ta frikësuar atë që përfundimisht të urdhërojë trupat e tij që të përfshihen drejtpërdrejt në luftën kundër Ukrainës, përkrah trupave ruse”, thotë instituti në një artikull të postuar në faqen e tij të internetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb