Premier League mund të dërgojë nëntë skuadra në Europë sezonin e ardhshëm, gati gjysmën e ekipeve të kampionatit. Hapësirat në rregulloren e UEFA-s i japin mundësinë më shumë se gjysmës së skuadrave që do të shmangin rënien këtë sezon që të përfundojnë në kompeticionet kontinentale të mesjavës.

Aktualisht, Anglia dërgon direkt 7 skuadra në turnetë e UEFA-s: 4 të parat në Champions League, 2 në Europa League dhe 1 në Conference League (shkon fillimisht fituesi i Kupës së Ligës, por duke qenë se ai është Liverpool, ky vend do t’i kalojë vendit të tetë).

SKENARI – Por nëse West Hami dhe Leicester, të dyja gjysmëfinaliste, përkatësisht në Europa League dhe Conference League, triumfojnë këtë sezon, atëherë lirohen dy vende për sa kohë asnjëra prej tyre nuk renditet në 7 vendet e para.

Nëse Ëest Ham triumfon, Anglia do të dërgonte 5 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm. Por një triumf i Leicester në finalen e parë të Conference League në Tiranë do t’i dërgonte “Dhelprat” në Europa League, së bashku me skuadrat që do të renditen në vend të pestë dhe gjashtë në Premier League.

Dhe nëse Wolves parakalon West Hemin dhe renditet i shtati, atëherë do të prisnin biletën në Conference League. Nëse West Hemi triumfon dhe renditet në vend të pestë ose gjashtë, atëherë Premier League do të dërgonte vetëm një skuadër në Europa League.

Por nëse ata do të triumfonin dhe renditeshin të shtatët, atëherë në kompeticionin më të ri nuk do të ishte asnjë klub anglez. Një triumf i Leicester, por duke u renditur jashtë “top 7” do të sillte 8 ekipe angleze në Europë, përfshirë vendin e 7-të në Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb