Nuk kanë fund problemet në shtëpinë e Skënderbeu në këtë fazë përgatitore. Duhet të ishte periudha që korçarët të përforcoheshin në rastin më të mirë, ose të rikuperonin energjitë për pjesën e mbetur të sezonit, por trajneri Shehi vijon të humbas pjesë të rëndësishme ditë pas ditë. I fundit i cili i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar është Blerim Krasniqi.

Sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore çka e bën të pa mundur prezencën e tij në sfidën e Kupës kundër Besëlidhjes apo në ndeshjen ndaj Partizanit. Koha e rikuperimit pritet të jetë të pakën 2 javë duke bërë që trajneri Shehi të mendojë edhe një herë strategjitë për këtë rifillim kampionati. Krasniqi kalon në bokse aty ku prej kohësh ndodhen edhe Demte, Devi Bregu dhe Bruno Lulaj.

4 mungesa janë shumë për një skuadër si Skënderbeu e cila ka lëvizur pak në këtë merkato dimri dhe që në fund të fazës së dytë pësoi një rënie të lirë duke humbur 4 takime radhazi. Si do të jetë pjesa e mbetur e merkatos, nëse do ti ketë apo jo në dispozicion trajneri 2-3 përforcimet që i janë premtuar, koha nuk është aspak në favorin e tij, ndërsa mungesat kapin mat Skënderbeun në këtë pikë të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb