Skënderbeu është mundur me rezultatin 2-0 në takimin e katërt të fazës së grupeve të “Europa League” të luajtur në Serbi kundër Partizanit të Beogradit. Skuadra shqiptare tentoi dhe në disa raste rrezoi shumë portën e serbëve por në fund vendasit morën 3 pikët e para në këtë grup.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39-të me një goditje dënimi të ekzekutuar saktë nga Tosiç. Korçarët reaguan menjëherë duke e mbyllur pjesën e parë te porta e serbëve por pa gjetur rrjetën. Në 45-së minutat e dyta skuadrat u hapën dhe ishin vendasit ata që përfituan sërish pas një gabimi të Lilajt duke dyfishuar rezultatin me Tawamba.

Pas 4 takimesh në Grupin B, Skënderbeu renditet i fundit me 2 pikë, Young Boys i treti me 3 pikë, Partizani i Beogradit i dyti me 5 pikë dhe Dinamo Kiev i pari me 10 pikë.

Minutë pas Minute

90+4′ Përfundon takimi me fitoren e serbëve 2-0

88′ Partizani i Beogradit kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Tavamba, në fushë Jovanoviç.

87′ Aksion sulmues i Skënderbeut nga krahu i majtë, por Aliti gabon me krosimin.

82′ Partizani i Beogradit kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Tosiç, në fushë Pantiç.

77′ Soue tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

75′ Tavamba tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

74′ Jashanica tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por Stojkoviç e devijon topin në goditje këndi.

74′ Partizani i Beogradit kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ozegoviç, në fushë Radin.

72′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi kontrollohet nga Stojkoviç.

71′ N.R. Miletiç ndëshkohet me karton të verdhë.

70′ Jashanica tenton me një goditje brenda zonës, por topi pritet nga Stojkoviç.

68′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Gavazaj, në fushë Nespor.

66- Tawamb shenon golin e dytë

61′ Tavamba tenton me një goditje të rrezikshme me parabël nga hyrja e zonës, por Shehi bën një pritje mjaft të bukur duke e devijuar topin në goditje këndi.

57′ Taku pason bukur për Micin në hyrje të zonës nga krahu i majtë, por ky i fundit e humb topin në momentin që tenton të krosojë.

54′ Ozegoviç futet rrezikshëm në zonë, por mbrojtja korçare i mbyll hapësirën dhe largon topin.

51′ Tosiç ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ Lilaj ekzekuton një goditje këndi duke krosuar në zonë, aty Radas tenton me kokë por topi shkon jashtë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu nis topin e parë

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar në zonë, por Jashanica kapet në pozicion jashtë loje.

44′ Jevtoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

43′ Skënderbeu kërkon të reagojë pa golit të pësuar. Vangjeli tenton me një goditje nga jashtë zonës, por Stojkoviç kontrollon topin, edhe pse me vështirësi.

39′ Zoran Tosiç shënon nga goditja e dënimit për serbët

35′ Xhejms del bukur në sulm nga krahu i majtë, por e mban shumë topin dhe e humb brenda zonës.

34′ Jankoviç tenton me një goditje nga jashtë zonës, por pret Shehi.

32′ Partizani tenton të sulmojë me forca të shumta, por nuk ka qartësi për të kaluar mbrojtjen korçare.

29′ Shehi tenton të largojë topin por gabon duke e përplasur në trupin e Ozegoviç. Për fat topi nuk devijohet në portë.

28′ Tosiç ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar në zonë, por Mici ndërhyn duke e devijuar topin në goditje këndi.

23′ Loja ka ndërprerje të shpeshta prej ndërhyrjeve të gabuara, ndërkohë që mungojnë rastet e rrezikshme.

20′ Soue niset në një kundërsulm i vetëm nga krahu i majtë, por N.R. Miletiç arrin të neutralizojë rrezikun.

17′ Bilher shtrihet në fushë i dëmtuar, Gavazaj respekton fair play duke nxjerrë topin jashtë.

14′ Mici shkakton një faull në një pozicion të rrezikshëm. Tosiç e ekzekuton duke tentuar portë, por grushton Shehi.

11′ Xhejms fut një top drejt qendrës nga e majta, por Bilher ndërhyn duke e devijuar në goditje këndi.

9′ Tosiç tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Shehi.

5′ Vangjeli tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Stojkoviç.

1′ Fillon takimi. Partizani luan topin e parë.

Ora 18:40 – Tifogrupi “Grobari” fillon thirrjet në kor “Kosova është Serbi”.


18:25

Skënderbeu kryen nxehmjen para fillimit të takimit. Priten me vërshëllima.

skenderbeu

18:20-Formacionet

Skënderbeu: 4:3:3 ….. Shehi, Mici, Jashanica, Radas, Vangjeli, Lilaj, Muzaka, taku, Gavazaj, Sowe, Xhejms
Trajner: Ilir Daja

Partizan Beograd: 4:4:2…Stojković – Vulićević, Nemanja R. Miletić, Mitrović, Nemanja G. Miletić – Everton, Jevtović – Tošić, Tavamba, Janković – Ožegović

17:40

Në hyrje të stadiumit të Partizanit të Beogradit një numër i madh policësh serbë janë vendosur për të ruajtur rendin në këtë takim shumë delikat,
cdf1118e-c7d1-48c0-b8d3-7871f104a6a6
a0ded5fd-9316-4f86-9402-7d8a6821aed0
9c7d750c-e494-406d-b68e-5c8f6c0e6a07

17:15

Ekipi i Skënderbeut është gati për tu nisur drejt stadiumit të Partizanit të Beogradit pak çaste para se të startojë takimi në orën 19:00. Në hotelin ku qëndrojnë korçarët janë forca të shumtë policie të cilët do t’a shoqërojnë klubin shqiptar deri në stadium.
ske 1
ske 2
Jo vetëm policë të thjeshtë por në hyrje të hotelit qëndrojnë edhe forcat speciale serbe. Sot në Serbi me skuadrën e Skënderbeut janë edhe 10 policë shqiptarë që kanë shkuar enkas për ndeshjen. Njëjtë siç vepruan edhe serbët në Shqipëri.
ske
ske 4
Takimi është i vlefshëm për fazën e grupeve të “Europa League”. Takimi i parë mes skuadrave u luajt në “Elbasan Arena” dy javë më parë dhe përfundoj me shifrat e bardha 0-0.

Foto: procesi sportiv

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb