Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, reagon pas vendimit të Holandës për t’u shprehur skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Teksa publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama për negociatat, Alibeaj shkruan në ‘Facebook’ se për këtë qeveri do të flasë gjithë bota mbarë.

Mesazhi i Alibeajt:

Turp e faqja e zezë!
Për këtë qeveri do flasë e gjithë bota mbarë!
Do e studiojnë politologët, juristët, historianët si qeveria e dështimit, korrupsionit, si qeveria që bëri vetëm hapa pas për integrimin në BE.
Mos beso më asnjë fjalë nga mashtruesit me karrige pushteti!
Denonco, shpërndaje këtë video!?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb