Skocia ka njoftuar planet për të lehtësuar kufizimet e saj kundër COVID-19.

Kryeministrja e Skocinë, Nicola Sturgeon tha në një konferencë se “qytetarët në të gjithë Skocinë kontinentale, përveç zonës së Moray, do të jenë në gjendje të takojnë njerëz brenda”.

“Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje të përqafojnë të dashurit e tyre brenda kufijve të lejuar”, shtoi Sturgeon, pas hapave të ngjashëm të ndërmarrë nga kryeministri britanik Boris Johnson të hënën.

Skocia, gjithashtu, do të fillojë një sistem “semafor”, që do të përcaktojë nëse udhëtarët nga vende të caktuara do të duhet të bëjnë karantinë kur të kthehen sërish në vend.

Ky është i ngjashëm me sistemin që do të përdoret nga java tjetër në Angli dhe do të hyjë në fuqi nga 24 maji.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb