TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në ‘Facebook’ ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se deputetë të PS kanë marrë mesazhe kërcënuese të orkestruara nga burgjet.

Vasili tha se ‘ata të Rilindjes’ janë të gatshëm që të denoncojnë çdo shpifje të pretenduar si të tillë dhe jo kërcënimet e pretenduara nga mbështetësit e basteve.

“Keta te Rilindjes janë të gatshëm të denoncojnë çdo shpifje te pretenduar nga ata si e tille, por jo kercenimet e pretenduara nga mbeshtetesit e basteve.
Pse nuk i dërgojnë ne prokurori?
Ç’frike i ndal?
Nëse nuk i çojne eshte e qarte, qe genjejne.
Si gjithmone….”, shkruan Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb