Snapchat ka sjell risin e shumë premtuar për të gjithë përdoruesit e saj, emoji 3D ose ndryshe siç e ka quajtur kompania 3D Friendmojis.
Këto ikona ndryshe nga çdo emoji që është përdorur deri më sot krijojnë një mini film të shkurtër ku avatarët e përdorur do jenë të ndërtuar me karakteristikat fizike të përdoruesit.

Për të bërë pjesë të bisedave tuaja këtë trend të fundit mjafton të keni të shkarkuar aplikacionin Bitmoji dhe të keni krijuar karakterin tuaj në të. Ky program vetëm pak kohë më parë përditësoi karakteret duke sjell rreth 150 mundësi të reja stili në veshje dhe pamje për ‘avatarët’.

Sipas njoftimeve të kompanisë Snapchat për të krijuar 3D Friendmoji mjafton të jeni në chatin me mikun tuaj dhe të hapni kamerën aty do ju dali dhe ikona e bitmoji dhe ju mund të krijoni avatarin dhe “filmin” tuaj.

Kompania shprehet se këtë risi do ta përfitojnë të gjithë përdoruesit e Snapchat, e nëse ky opsion nuk është shfaqur ende tek ju mjafton vetëm t’i bëni update programit.

3D Friendemoji pritet t’i ndryshojë ngjyrat e bisedave me miqtë tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: