Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, si për çdo javë, u ndal te protesta qytetare, që ka shpërthyer edhe në qytete të tjera.
Berisha teksa vlerësoi protestat, tha se ajo nuk u shua as nga kërcënimet e Ramës dhe as nga temperaturat e larta.
“As temperaturat e larta, as kërcënimet, nuk mposhtën dot qëndresën në kushte të jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë ndaj Ramës. Çdo orë, ditë që kalon, faktin se Rama nuk ka të ardhme. Por më shumë se kushdo tjetër këtë e fakton vetë Rama, i cili i mbyllur në bunkerin e tij ka zgjedhur që të mbajë fjalime, llafollogjira, që në shumë aspekte, ju ngjajnë atyre që mbante diktatori dikur. Nuk e them se socialistët janë kriminelë, jo! Por udhëheqja e PS, ish-parti pune, ndërsa anëtarët e saj po djegin teserat e partisë së krimit. Në një kohë kur Rama vazhdon llafollogjinë e tij të pafundme, nuk thotë asnjë fjalë për naftën. Ajo ka arritur 230 lekë.”, tha ai.
Ai shtoi: “Të dashur miq, partia që drejton Edi Rama është themeluar mbi krimin nga serbët në vitin 1941.
Ajo kreu krime monstruoze me shndërrimin e Luftës Çlirimtare në një luftë civile në shumë zonë të vendit dhe e bëri këtë vetëm e vetëm për pushtetin e saj.
Për të mbajtur pushtetin ajo kreu gjenocid në 46 vite diktaturë ndaj shqiptarëve.
Të njëjtën gjë bën Edi Rama sot, narkodiktatori, por natyrisht jo në një diktaturë totalitare, se atë nuk e vendos dot, por në një diktaturë autoritare, në të cilën bazohet në vjedhjen e tmerrshme të shqiptarëve.
Bazohet në tonelatat e miliardave të eurove nga droga.
Bazohet në korrupsionin dhe organizatat kriminale.
Me këtë, nuk dua të them se socialistët janë kriminelë, jo, absolutisht.
Por dua të them se udhëheqja e PS, ish-Parti Pune, ish-parti komuniste, qëndron në pushtet vetëm e bazuar në krimin, ndaj dhe meriton plotësisht të quhet parti krimi.
Përshëndes përzemërsisht të gjithë ata socialistë që këto ditë vape kanë zgjedhur protestën dhe po djegin dokumentin e partisë së krimit.”.
