TIRANE- “Ora e Tokës”, një event global, është konfirmuar edhe si aktiviteti mjedisor me pjesëmarrje më masive në botë. “Ora e Tokës” në thelb është një iniciative kundër ndryshimeve klimatike. Veprimi është i thjeshtë, por mban një simbolikë të fortë: sensibilizimi për ndryshimin ndërsa për rreth 1 orë fiken dritat në shenjë sensibilizimi.

Edhe Tirana i është përfshirë në këtë aktivitet duke u solidarizuar jo vetëm me aktivitete por duke fikur dritat për rreth një orë. Aktivitetet kanë nisur që prej ditës së djeshme me një vallëzim në qendër të Tiranës ndërsa sot në mbrëmje u fikën dritat në sinkron me të gjithë botën.

Duke fikur dritat për rreth 60 minuta, njerëzit japin kontributin modest për të kursyer dioksidin e karbonit që emeton në atmosferë prodhimi i energjisë elektrike, si dhe për të treguar se ne duam qëndrime të menjëhershme kundër ndryshimeve klimatike.

Kjo, sepse protokolli i Kyotos e ka identifikuar rritjen e efiçencës së energjisë si njërën nga rrugët më të shkëlqyera për të ulur lëshimet e dioksidit të karbonit në atmosferë.60

“Ora e Tokës” ka lindur si një iniciativë e ”WWF Sidney” në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në “Earth Hour 2014″ morën pjesë 7000 qytete nga e gjithë bota, në mbi 152 vende, dhe me mbi 2 miliardë përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë
Ndërtesat më të famshme në botë, fikin dritat gjatë Orës së Tokës, ndërkohë që mbështetësit e Orës së Tokës do të promovojnë zgjidhjet për ndryshimet klimatike. Nga nisma “Kredia e Orës së Tokës”, që mbështet instalimin e paneleve për shfrytëzimin e energjisë diellore, e deri tek nisma “Pyjet e Orës së Tokës”, që mbështet luftën kundër shpyllëzimit, Ora e Tokës është në qendër të përpjekjeve botërore për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme, legjislacionin për klimë miqësore, edukimin dhe praktikat e biznesit për përgjegjësi mjedisore. Vetëm në vitin 2014, mbështetësit e Orës së Tokës, mblodhën fonde për mbjelljen e miliona pemëve, për nxitjen e përdorimit të karburantit-efikas për ngrohje në mijëra shkolla dhe reduktimin e gjurmës së karbonit.
“Ora e Tokës 2015″ është viti i 7 i pjesëmarrjes për Shqipërinë. Kjo iniciative në Shqipëri koordinohet nga “ANEP – Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit” me vullnetarët e saj, dhe me mbështetjen morale të “Ambasadorëve të Orës së Tokës në Shqipëri.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: