Njoftohet se dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi municioni në Somali.

Sipas informacioneve të marra, një municion në rajonin Gedo ka shpërthyer pasi fëmijët që luanin në zonë e kanë prekur atë.

Nga shpërthimi kanë humbur jetën dy fëmijë dhe tre janë plagosur.

Mësohet se gjendja e fëmijëve të lënduar, të cilët janë dërguar në spital nga banorët e zonës, është e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb