Sondazhi i News24 dhe Notosondaggi i publikuar këtë të hënë në emisionin Log., parashikon një epërsi të socialistëve në Qarkun e Fierit. Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 50.5% e qytetarëve të këtij Qarku do të votonin PS-në. E përkthyer në mandate, socialistët do të merrnin 8 ose 9 deputetë.
33% do të votonin PD-në të cilët do të siguronin në Parlament ndërmjet 5 dhe 6 mandate.
Në garë për 1 mandat deputeti janë edhe koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet me 7% të votave dhe partia Mundësia me 5% të votave.
PSD do të merrte 1.5% të votave, por të pamjaftueshme për t’u futur në formulën e ndarjes së mandateve.

Qarku i Fierit ka 16 deputetë.
(BalkanWeb)