Sondazhi i Antonio Notos i publikuar sot në emisionin Log. në News24 ka treguar se si është projeksioni i votave në Qarkun e Durrësit dhe si ndahen mandatet e deputetëve për Parlamentin e ri.

Në Qarkun e Durrësit, Partia Socialistë duket se mund të arrij në një rezultat që i afrohet 45%, e cila mund të gjenerojë nga 6 deri në 7 mandate deputetësh.

Ndërkohë që Partia Demokratikë në këtë qark, vlerësohet të arrijë në rreth 38%. Më këtë rezultat PD është në garë për të fituar nga 5 deri në 6 mandate deputetësh.

Por në Qarkun e Durrësit janë në ‘lojë’ dhe dy mandate të cilat pretendohen nga partia Mundësia e Agron Shehajt dhe Nisma-Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani e Pano Soko.

Partia e Agron Shehajt në këto zgjedhje në Qarkun e Durrësit mund të arrijë në rreth 7.5% të votave, kurse Nisma Shqipëria Bëhet në 5 %. Të dy forcat politike pretendojnë në Durrës të fitojnë nga 1 mandat deputeti në rastin më të mirë.

Mundësia sipas sondazhit projektohet të arrijë në 8.5% të votave në maksimale, kurse Adriatik Lapaj deri në 6%.

Durresi Sondazhi 28 Prill
Durresi Sondazhi 28 Prill

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb