News24 në bashkëpunim me Notosondaggi zbardh projeksionin se sa mandate do të mund të fitojnë partitë politike në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun e Vlorës.

Në anketimin e realizuar nga kompania italiane e Antonio Notos, tregohet dhe prirja e votës së votuesve në Qarkun e Vlorës.

Sipas sondazhit, duke se Partia Socialiste në këtë qark është në epërsi të dukshme krahasuar me Partinë Demokratike.

PS sipas Notosondaggit, arrin të fitojë nga 7 deri në 8 deputetë në Qarkun e Vlorës me një mbështetje tek rreth 54 për qind.

Ndërsa Partia Demokratike në Vlorë, mund të sigurojë nga 3 deri në 4 mandate me rreth 30.5 për qind të përkrahjes së votuesve.

Vlore Sondazhi28 Prill

Në këtë Qark një mandat mund ta marrë Partia Mundësia e Agron Shehajt, e cila vlerësohet në masën e 7.5 % të përkrahjes.

Po për një mandat “lufton” dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, të cilët arrijë në rreth 6% mbështetje nga votuesit.

Partitë e tjera në Vlorë janë në shifra të papërfillshme që vlerësohen në rreth 0.5%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb