Ish- ministri Ylli Manjani ka komentuar debatin që vijon prej kohësh ku aludohet se ambasadori i BE, Luigi Soreca ka pasur lidhje intime me një zv. ministre të brendshme të qeverisë aktuale

.
Manjani thotë se ky sulm publik që po i bëhet Soreca-s është paburrni dhe ndyrësirllëk pasi veglat gjinekologjike janë çështje private.

Më tej Manjani shton se burrni është t’i thuhet në sy kritika Soreca-s siç ishte lejimi i kanabisit që mund ta ndalnin apo mbështetja ndaj Edi Ramës që e kanë dëmtuar seriozisht Shqipërinë.

 

STATUSI I YLLI MANJANIT

Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detytohet të përgënjeshtrojë një thashethem aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit ska pse jep shpjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Soreccën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.

Sorecca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

1. Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.

2. Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.

3. Mbeshtetën dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.

4. Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shëmbull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.

Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për tja thënë Soreccës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare!

Por jo të merremi me sajesa nga jeta private.

Nuk na duhet hiç ajo!

Është koha e burrave!



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb