Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar për operacionin ndërkombëtar ”Shpirti” duke e konsideruar si të rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Soreca thotë se lufta ndaj pastrimit të parave dhe krimit të organizuar janë prioritete të Shqipërisë në rrugën drejt BE.
Operacioni u shtri në 4 vende përfshirë Shqipërinë dhe Italinë duke çuar në arrestimin e 38 personave dhe miliona eurove pasuri.

NJOFTIMI NGA LUIGI SORECA
Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër # krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës falë bashkëpunimit të madh midis DIA dhe SPAK & Policia e Shtetit me mbështetjen e Eurojust.
Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuritë e sekuestruara me vlerë miliona euro. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave janë përparësitë kryesore për BE dhe për # Shqipërinë në rrugën e saj të ‘pranimit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb