Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar 18-përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku ka shprehur nderimet e tij.

Më tej ai shkruan se vizioni euroatlantik i Rugovë la trashëgimi që do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

Postimi i plotë:

Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb