Një protestues, i cili iu bashkua protestës së 47-të, ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës, duke deklaruar se qeveria e tij nuk ka legjitimitet të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.
Sipas tij, situata në vend është e tillë sa, siç u shpreh, ka arsye të mjaftueshme për të protestuar. Ai vijoi me kritika ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje ndaj qytetarëve.
“Çdo gjë në këtë vend është për të protestuar. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet të rrijë në pushtet. Ky lider është servil, pa shtyllë kurrizore, punon për ata që nuk e kanë zgjedhur. Është mosmirënjohës ndaj popullit të vetë. Është mosmirënjohës i popullit të vetë.”, tha ai.
