Misioni I kombëtares së Shqipërisë për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League kalon nga dy “finalet” e fundit. Si fillim, përfaqësuesja kuqezi duhet të kalojë sot në sfidën e orës 18:00 në “Air Albania” rivalët e Kazakistanit, për të luajtur “letrën” e fundit të mërkurën, po në shtëpi kundër Bjellorusisë.

125156693 3332737993492073 276287990914867683 N
125156693 3332737993492073 276287990914867683 N

Deri atëherë ka kohë, ndërsa Edi Rejas dhe të besuarve të tij nuk i lejohen hapat fals në përballjen e sotme. Tekniku dhe kuqezinjtë e dinë mirë këtë. Për këtë arsye, të gjitha përgatitjet janë bërë në funksion të fitores. Kjo konfirmohet edhe nga formacioni që ka projektuar Reja dhe që pritet ta konfirmojë përpara ndeshjes.

125343488 3332737653492107 566128212730994553 N
125343488 3332737653492107 566128212730994553 N

Kështu, përpara Berishës në portë, do të rreshtohen në mbrojtjen me tre, Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Pas një mungese të gjatë me shumë mundësi do të kthehet Memushaj, teksa mesfusha plotësohet me Gjasulën dhe Abrashin, përvecëse Hysaj dhe Doka në krah. Cikalleshi po ashtu pritet të luajë titullar, ndërsa në balotazh janë Uzuni dhe Manaj, me të parin më të favorizuar për fanelën e titullarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb