Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi ka ndarë lajmin se Kolegji Zgjedhor ka kthyer ankimimin e tij për rishqyrtim në KAS.

Maliqi shkruan se drejtësia funksionoi dhe se beteja ligjore vazhdon deri në kthimin e Bashkisë Kuçovë banorëve.

“Drejtësia funksionoi!? Sot fituam ‘Betejën e Parë’, në Kolegjin Zgjedhor, kundër KAS pranë KQZ me votë unanime! Mirënjohje Trupit Gjykues të Kolegjit Zgjedhor të përbërë nga 5 gjyqtarë profesionistë dhe te paanshëm! Mirënjohje dhe Avokatëve në këmbënguljen dhe mbrojtjen e tyre! Beteja ligjore vazhdon deri në kthimin e Bashkisë Kuçovë banorëve. Oligarku Pëllumb Hajdari nuk arriti dot të korruptonte Kolegjin siç ka korruptuar institucionet e tjera. E drejta do të fitojë! S’ka kthim pas! Kuçova patjetër ‘Kantier Ndërtimi’ shumë shpejt! ????”, shkruan Maliqi.

Maliqi Fb
Maliqi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb