Rikthehen sërish ngjarjet e rënda për familjen e biznesmenit Jetmir Muçllari, të cilit i është bëtë atentat disa herë në hotelin e tij në Tushemisht. Ditën e sotme, biznesmenit të njohur të Pogradecit, iu plagos djali, Joan Muçllari, në një atentat nga dy persona, që lëviznin me makinë.

BalkanWeb sjell në fokus ngjarjen e rëndë që ndodhi në 8 gusht të 2020-ës, ku hoteli i Muçllarit u qëllua me breshëri automatiku, teksa ishte i mbushur me turistë.

Pronari i hotelit Voloreka, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, Jetmir Muçllari në një rrëfim për mediat tha asokohe se dy persona kishin qëlluar disa herë me kallashnikov.

“Ngjarja ne oren 4:40 min. Kane qene dy persona ne kembe, te cilet kane qelluar me kallashnikove,duke shkehur disa karikatore ne drejtim te makinave te parkuara dhe hotelit. Atentatoret kane qelluar disa here ne drejtim te dhomes ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona te lenduar. Fillimisht autoret qelluan ne drejtim te rojes se hotelit, duke i kerkuar qe te mos levizte.

Plumbat demtuan dy makinat e mia dhe te djalit dhe 4 mjete te turisteve. Jemi te kercenuar si familje. Kerkojme mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qene djlali im. I kam denoncuar me emra autoret, por policia nuk po vepron. Kerkoj azil për dy djemte, pasi ketu ju rrezikohet jeta”, deklaroi asokohe Muçllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb