Nuk është një ditë normale, e mërkura e 25 majit do të kujtohet gjatë, për herë të parë në histori Shqipëria mirëpret një finale të madhe evropiane, finalen e Conference League. Tirana është mbërthyer prej ditësh nga ethet e këtij evenimenti shumë të madh. Në kryeqytetin shqiptar zbarkoi ditën e djeshme presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, Boban dhe shumë personalitet të tjerë të UEFA-s dhe botës së futbollit. Në nder të tyre, u zhvillua dhe një ceremonie e veçantë, një darkë zyrtare, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Armand Duka, presidenti i FSHF-së, theksoi se: Sot jemi kryeqyteti i futbollit evropian:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një mbrëmje e veçantë pak orë para finales së madhe te Conference League.
Pata mundësinë të flas dhe të ndaj projekte frymëzuese me miq të mëdhenj të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.
Sot jemi Kryeqyteti europian i futbollit.
Shijojeni!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb