TIRANE

Ndarja nga jeta e aktorit të humorit Koco Devole është një lajm i trishtuar për të gjithë. Me humorin e tij Koço ka hyrë në të gjitha familjet shqiptare dhe janë rritur breza të tërë. Për vdekjen e tij ka reaguar dhe aktori i humorit, Jul Deda i cili shprehet se ndihet mjaft i trishtuar për humbjen e Koco Devoles.

“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqesi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd. Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prehsh në paqe Artist”

Koço Devole ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: