Ditën e sotme në orën 08:30 të mëngjesit u mbajt protesta para Parlamentit, e cila u shoqërua me tensione e përplasje. Gjithashtu në orën 19:00 u mbajt edhe protesta e paralajmëruar para Kryeministrisë.

Aktivisti Ilir Xhemalaj në fjalën e tij në protestën para Kryeministrisë, dënoi dhunën e përdorur, në protestën para Kuvendit.

“Sot një gjyshe 80-vjeçare është tërhequr zvarrë nga policia e krimit. Sot një nënë me një fëmijë me aftësi ndryshe i është hedhur sprej me piper. Sot policia ka dashur të arrestojë të gjithë këta aktivistë që janë këtu, por nuk do të ia arrijë…”, u shpreh aktivisti Ilir Xhemalaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb