Në protestën e 54-të para kryeministrisë, eksperti i IT, Gent Progni u ndal të fliste për protestën që ndodhi sot para parlamentit, në orët e para të mëngjesit, e cila u shoqërua me tensione e  përplasje.

“Këto gjëra nuk kanë ndodhur vetëm sot por edhe më herët. Sot e kishin bërë perimetrin e sigurisë sikur Shqipëria po lufton me armë e me jo me vezë.  Edhe pse e kishin bërë ashtu, Shalsin e kemi lyer me vezë, Hoxhën e kemi lyer me vezë. Edhe shumë të tjerë i kemi lyer me vezë. Nuk do t’i falim edhe pse na thonë terroristë. Edhe pse ishin 5 mijë forca policie, ne i lyejmë me vezë. Ne jemi terroristët e vezës.

Sot kanë ndodhur edhe dy gjëra të tjera. Komisiariati numër 1 dhe komisariati numër 3 sërish dhunoi qytetarët, ishin më aktivët për të na dhunuar. Përse do thoni ju? Shefi i komisariatit numër një, Ervin Hasrama  a ka qenë specialist anti-droge. Këtu në Shqipëri lulëzon droga. Tani do të tregojë se sa i bindur është dhe sa patronazhist është. Komisariati numri 3 e ka Besmir Qibini si shef komisariati, përdor makinat e policisë për t’i bërë eskortë Musa Kastratit, e ka me zell për të treguar se sa patronazhist i qeverisë është. Kërkojmë nga AMP dhe SPAK hetim për lekët e drogës. Amarildo Deraj ka qenë duke arrestuar dikë vetëm se mbante qese në dorë. E patëm lëndën me ngjyrë, që është sulfur bakri, nuk lejohet në asnjë vend vetëm nëse protestuesit mbajnë armë me vete”. Këta diskutuan që zonat e mbrojtura t’i japin me një euro, këta janë plehra”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb