TIRANË

Gazetari Dritan Laci ka reaguar pas aksionit të sotëm për shembjen e pishinave të “Prestige Resort”.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Laçi shkruan se ky është një akt i shëmtuar që tregon greminën mendore të një narkopsikopati.

Ai thotë se nuk do e falë, sado i fuqishëm duket sot me fadroma dhe polici.

“Sulmi politik si hakmarrje ndaj një biznesi privat, është një tjetër akt i shëmtuar që tregon greminën mendore të një narkopsikopati, që fati i keq i këtij vendi, e drejton prej 9 vitesh. Koha jote ka mbaruar, je në ditët e fundit, dhe çdo dhimbje që ke shkaktuar dhe po shkakton, do jesh përgjegjës për vuajtjet e tua. Sot prishe një biznes, ne po na shkatërron banesat. Ej robo, nuk do të të fal, sado i fuqishëm të dukesh sot me fadroma dhe polici. Thjesht po pres të të shikoj te ministrat e tu… Do durojmë edhe pak. Po edhe ti na prit…”, shkruan Laçi.

Laci
Laci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb