Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të Lëndës me Zgjedhje. Provimi është përcaktuar që të nisë në orën 10:00 deri në 12:30.

Kujtojmë se testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Deri më tani maturantët kanë dhënë provimet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Matematikës e Gjuhës së Huaj dhe ende nuk ka dalë asnjë përgjigje nga këto teste. Pas përfundimit të kësaj faze, maturantët përzgjedhin degën që preferojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb